Obama-Sarkozy Izrael-Palestine ne bisedime

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai francez Nicolas Sarkozy janë shprehur dakord mbi nevojën e negociatave Izrael-Palestinë.
“Duhet që palët e përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme të kthehen sa më parë në tryezën e bisedimeve”, kanë deklaruar njëzëri dy liderët.
Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate për shtyp, pas një bisede telefonike të zhvilluar mes Obama dhe Sarkozy.
Reagimet e dy liderëve vijnë pak kohë pasi kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas dorëzoi në OKB kërkesën për njohjen e shtetit palestinez.
Shtetet e Bashkuara deklaruan se njohja e shtetit palestinez duhet të vijë si rrjedhojë e negociatave me Izraelin dhe jo përmes nismave të njëanshme.
Edhe negociatorët e Kuartetit për Lindjen e Mesme i bënë thirrje palëve që të rifillojnë bisedimet për paqen brenda një muaji, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje brenda vitit 2012.
Nga ana e tij Izraeli e ka pranuar apelin e ndërkombëtarëve për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve dhe i kërkoi presidentit Abbas që të bëjë të njëjtën gjë.
Por pala palestineze insiston në rrugën e saj. Për këtë arsye, në fillim të muajit ajo bëri kërkesë për anëtarësim të plotë në Agjencinë e OKB-së për Trashëgiminë Kulturore.
Bordi i agjencisë në fjalë, e njohur ndryshe si UNESCO, pranoi të shqyrtojë kërkesën e Autoritetit Palestinez.
Kërkesa e dorëzuar nga presidenti Abbas ka gjasa që të dështojë, pasi vetë presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi vendosjen e vetos në Këshillin e Sigurimit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta
"Administrata po shkel kontratën"
Jobs vdiq nga një arrest në frymëmarrje
SHBA, demokratët mbështesin protestat
Përurohet rruga “Murat Toptani”