Progres-raporti per Kosoven

Drejtuesit e institucioneve në Prishtinë presin që Komisioni Europian, përmes Raportit të Progresit, të vlerësojë punën që është bërë në Kosovë që nga raporti i para një viti.
Por, partitë politike opozitare kanë fajësuar qeverinë për ngecjet. Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke folur për punën e Kuvendit të Kosovës e cila pritet të pasqyrohet në progres-raportin që do të publikohet më 12 tetor, ka thënë se institucioni që ai drejton ka kryer punën sa i përket miratimit të ligjeve.
Zoti Krasniqi e bëri këtë deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u vendos që seanca e ardhshme të mbahet të premten.
Po ashtu sipas tij, puna e Kuvendit në shumicën e rasteve është vlerësuar, megjithëse ka pasur vërejtje për mangësitë e ndryshme qoftë në administratë, apo në kontrollimin e institucioneve që i zgjedh Kuvendi.
Në anën tjetër, zëvëndëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar gjatë së hënës se përveç të arriturave që presin të paraqiten në këtë raport nuk do të mungojnë as ato, që ai i ka quajtur sfida.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kuper në Prishtinë, takim me Thacin
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, Robert Kuper nuk ka mundur ta bindë palën serbe për vazhdimin e dialogut teknik. Krasniqi: Veriu, nga partitë qëndrim unik
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje partive politike që të dalin me një qëndrim të qartë dhe të përbashkët për veriun e vendit. Veri, barrikada tek “Tre Rrokaqiejtë”
Ekstermistë serbë në veri të Kosovës kanë vendosur të hënën barrikada edhe tek zona e “Tre Rrokaqiejve”, e banuar me popullsi të përzierë. Mitrovicë, ekstremistë serbë sulmojnë një grua
Disa ekstremistë serbë kanë sulmuar mëngjesin e së hënës një banore, pranë Urës së Ibrit, në veri të Mitrovicës.
Cooper nuk bind Beogradin për bisedime teknike
Negociatori i Bashkimit Evropian, Robert Cooper, nuk ka arritur që ta bindë Borislav Stefanovicin që të takohet me Edita Tahirin në Bruksel, më 18 tetor, për të biseduar për energjetikën, telekomin dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
Lajmet kryesore
Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta
"Administrata po shkel kontratën"
Jobs vdiq nga një arrest në frymëmarrje
SHBA, demokratët mbështesin protestat
Obama-Sarkozy: Izrael-Palestinë në bisedime
Përurohet rruga “Murat Toptani”