Obama: Shba mund te shikojë fundin e vërtetë të reçensionit

Presidenti I Shteteve të Bashkuara Barack Obama deklaroi se veprimet e ndërmarra nga administrata e tij kanë ndihmuar në ndaljen e rënies së lirë ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara mund të shikojnë fillimin e vërtetë të fundit të reçensionit.
Obama duke drejtuar një fushatë të fortë për kandidatin demokratik për postin e guvernatorit të Virxhinias, bëri një mbrojtje të flaktë e politikave të zbatuara gjatë 200 ditëve të tij të para në detyrë, për të luftuar krizën më të rëndë ekonomike në Shba prej dekadash.
" Unë jam I bindur se masat veprimet që kemi marrë në 6 muajt e parë kanë ndihmuar në ndalimin e rënies së lirë ekonomike"-i tha ai turmës të mbledhur në
" Tysons Corner" të Virxhinias, jashtë Uashingtonit.
" Ne jemi duke humbur vendet e punës me gjysmën e ritmit që kishim në fillim të këtij viti. Sistemi ynë financiar nuk është më në prag të rrënimit. Tregu është në rritje. Çmimet e banesave janë në rritje për herë të parë pas tre vitesh. Pra, ne mund të shohim fillimin e vërtetë të fundit të këtij reçensioni."-shtoi Obama.
Obama pranoi se më shumë punë është e nevojshme për masat e rimëkëmbjes.
Shumë republikanë e kanë akuzuar Obamën se po e dëmton më keq ekonominë me përpjekjet e tij për të nxjerrë vendin nga reçensioni.