E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Synimi ynë një Libi për popullin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ritheksuan qendrimin e tyre për një aksion deri në largimin e kolonel Gedafit nga pushteti në Libi.

Në një deklaratë për mediat, presidenti amerikan, Barak Obama u shpreh i vendosur për t`i rikthyer sipas tij, Libinë popullit të saj.

“Synimi i Shteteve të Bashkuara është një Libi e lirë dhe që t`i përkasë popullit të saj”, tha Obama, duke sqaruar amerikanët se transferimi i operacioneve ushtarake amerikane në duart e NATO-s do të ndodhë të mërkurën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›