Obama: Të hiqen lehtësitë fiskale për industrinë e naftës
Katastrofa ekologjike e krijuar nga rrjedhja e naftës së British Petrolium, ka detyruar presidentin amerikan Barack Obama të ndryshojë kurs në politikën energjitike.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka kërkuar që të hiqen lehtësitë fiskale për industrinë e naftës. Ndërkohë në Gjirin e Meksikës vazhdon përhapja e naftës që shpërtheu pas një defekti në platformat e BP-së. Njolla e zezë pritet të mbërrijë të premten në Florida.
Në ndihmë të operacioneve është vendosur edhe regjizori i Titanik, James Kamerun, në cilësinë e ekspertit të teknologjive nënujore.
Kamerun zotëron një flotë të tërë mininëndetësesh me vlerë 400 milionë dollarë dhe është i gatshëm ta vërë në dispozicion të përpjekjeve për ndalimin e rrjedhjes së naftës.