Ndotja nga nafta, gjobitet me 69 milionë dollarë BP
Shuma prej 69 milionë dollarësh është fatura financiare që SHBA-ja do t'i lëshojë kompanisë naftënxjerrëse britanike "British Petroleum" për ndotjen e shkaktuar pas plasjes së pusit të naftës në Gjirin e Meksikës.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs i cili saktësoi se kompania britanike duhet të paguajë këtë shifër për të rimbursuar tatimpaguesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndotja në Gjirin e Meksikës dhe më tej në Atlantik prej disa javësh është kthyer në problemin prioritar të administratës Obama. Kompania "BP" ditën e enjte nisi një plan të ri për izolimin e pusit, pas dështimit të "Top Kill" të ndërmarrë disa ditë më parë. Presidenti amerikan Barack Obama do të kthehet sot sërish në Gjirin e Meksikës, për të mbikëqyrur operacionet për pengimin e derdhjes së naftës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat saktësojnë ndër të tjera se popullariteti i presidentit ka rënë në nivelin 46 përqind, si më i ulti që kur mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.