Gërdeci, dëshmojnë në seancëtre punonjës të Xhenios
TIRANE- Tre punonjës të batalionit të Xhenios kanë dëshmuar sot në seancen e rradhës të tragjedisë së Gërdecit. Procesi ndaj 29 të pandehurve të akuzuar për shpërthimin e fabrikës së demontimit Albademil më 15 mars 2008 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës.
Pyetjet e trupit gjykues ndaj dëshmitarëve janë përqëndruar kryesisht te urdhrat zyrtare që angazhuan mjete të rënda të ushtrisë në fabrikën e demontimit sic ishte fadroma ku humbi jetën edhe punonjësi i ushtrisë Ilirjan Malci.
Dy punonjëse në batalionin e Xhenios Nafie Hoshafi dhe Valbona Idrizi si dhe zv shefi i batalionit te xhenios Vladimir Dushi janë pyetur për të njëjtën cështje. Idrizi tha se e kishte përpiluar ajo urdhrin për ndërhryjen e fadromës në Gërdec por më pas ky urdhër ishte firmosur nga eprorët. Kurse Dushi ish zv shefi i batalionit të xhenios konfirmoi se hyrja e fadromës në fabrikën e demontimit u bë pas një kontrate mes MEICO-s dhe repartit të Xhenios.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Tragjedia e Gërdecit reportazh në Al Xhazira