E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Të miratohet plani stimulues

Presidenti Barak Obama u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e tij ekonomik, për të diskutuar mbi planet për stimulimin e ekonomisë amerikane në krizë dhe buxhetin federal. Zoti Obama i siguroi amerikanët se plani ekonomik i administratës së tij do të zbatohet me përgjegjësi të plotë.
Gjatë fjalimit të tij të parë të përjavshëm në radio si president, zoti Obama thotë se e kupton përse disa njerëz nuk kanë shumë besim mbi masën dhe shkallën e paketës 825 milardë dollarëshe. Ai e siguroi publikun amerikan se plani i stimujve masivë nuk do t'i zgjidhë problemet ekonomike vetëm duke hedhur para në erë, por edhe duke investuar në programe të efektshme për ringjalljen ekonomike të vendit. "Ne nuk do hedhim thjesht para në erë, por do të investojmë në ato fusha ku mund të ketë rezultat. Në vend që veprimet të bëhen fshehtazi nga politikanët, vendimet lidhur me fushat ku do të investojmë do të bëhen publike dhe ato do të informohen nga ekspertë të pavarur, kurdoherë që të jetë e mundshme," - tha Presidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›