E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi,policia vret dy terroristë pakistanezë

Dy terroristë pakistaneze janë vrarë mëngjesin e sotëm në Nju Delhi, pas një shkëmbimi zjarri me policinë lokale. Lajmin e bën të ditur televizioni indian. Sipas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes, në orët e para të mëngjesit një patrulle policore, në një autostrade që të çon në kryeqytetin indian, i kërkoi një veturë të vogël me dy persona në bord që të ndalonte. Por personat në fjalë nuk u ndalen dhe kështu filloi ndjekja nga ana e policisë dhe konflikti i armatosur. Për pasojë dy terroristët mbeten të vrarë ndërsa një agjent policie i plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›