Vietnam, fundoset trageti, 40 të mbytur
Të paktën 40 persona kanë vdekur sot në Vietnam, si pasojë e mbytjes së një trageti në të cilin po udhëtonin. Lajmin e bëjnë të ditur agjencite ndërkombëtare të shtypit, të cilat iu referohen autoriteteve lokale. Sipas këtyre të fundit, skuadrat e shpëtimit janë sinjalizuar për vështirësitë në të cilat ndodhej trageti, por kanë arritur tepër vonë. Burimet shtojnë më tej se nga strukturat përkatëse shtetërore është hapur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.