Obama: Terroristët të largohen nga Afganistani

“Kam biseduar me gjeneralët për vazhdimin e misionit tonë për të siguruar se Afganistani nuk do të jetë strehim për terroristët”. Kështu është shprehur presidenti i SHBA-ve, Barack Obama gjatë një diskutimi, ku ka kujtuar 30 ushtarët amerikanë të vrarë pak ditë më parë .
“Humbja e tyre do të na kujtojë rreziqet, me të cilat gratë dhe burrat e vendit, të veshur me uniformë, përballen përditë”, u shpreh presidenti Obama.