SHBA, “S&P”: Ulja e kreditit, bazohet mbi kritere

Agjencia ndërkombëtare e analizimit të tregjeve “Standard and Poor’s” thotë se vendimi i saj për të ulur klasifikimin për kreditin e Shteteve të Bashkuara bazohej në të njëjtën analizë me 5 kritere që përdor kjo agjenci për analizimin e tregjeve të 126 vendeve të tjera.
Agjencia tha se pas analizimit të fundit rezultoi se Shtetet e Bashkuara renditeshin tani një shkallë më poshtë në dy prej pesë kritereve, ndër të cilat rreziku politik si dhe ai fiskal, përfshirë barrën e borxhit. Klasifikimi aktual i Shteteve të Bashkuara mbetet i qëndrueshëm lidhur me strukturën e përgjithshme ekonomike, rreziqet e jashtme dhe politikat monetare.