E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Ushtarët në Irak do të tërhiqen brenda vitit

Uashington - Presidenti amerikan, Barak Obama ka deklaruar se shumica e ushtarëve amerikan në Irak do të tërhiqen brenda një viti. Gjatë një interviste të dhënë për NBC, Obama u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë në Irak dhe se një pjesë e konsiderueshme e 140 mijë ushtarëve amerikan që ndodhen në këtë vedn do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Duke komentuar zgjedhjet e së dielës së kaluar në Irak, Obama tha se “procesi kaloi në mënyrë të qetë dhe nuk u vunë re incidente të rënda. Ka ardhur koha kur autoritetet vendase të marrin më shumë përgjegjësi ndaj vendit të tyre”.

Gjatë fushatës elektorale dhe pas zgjedhjes së tij si president, zoti Obama pati deklaruar se SHBA do të tërhiqte ushtarët e saj nga Iraku brenda 16 muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›