E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, LSI kundër

Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar këtë të diel, se do të votojë sërish kundër projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se Edi Rama nuk është konsultuar ende me këshilltarët e bashkisë së kryeqytetit, dhe për pasojë, sipas Vasilit nuk do të bëhet jepet asnjë votë në këtë drejtim.

“Kryetari bashkisë së Tiranës refuzon të komunikojë me këshilltarët e bashkisë,refuzon të bëjë transparencën dhe të sqarojë se ku do të përdoren dhe si do të përdoren 19 milion dollarë investime që janë më të mëdha se të gjithë investime qe marrin dhjetëra bashki të marra së bashku. Ne i kërkuar thjesht t’i sqaroje këshilltarët dhe qytetaret se çka ndodhur me paratë e 2008 dhe këshilltarët e LSI vazhdimisht kanë qenë të gatshëm dhe e kane ftuar për të bashkëpunuar por kryetari i bashkisë refuzon kategorikisht te reflektoje duke shkelur haptas ligjin dhe detyrimet e tij për raportin me këshillin bashkiak.”-theksoi Vasili.

Sekretari i Përgjithshëm Vasili nënvizoi se kryeproblemi i buxhetit është veti kryetari bashkisë Tiranës, i cili sipas tij është jo bashkëpunues, refuzues, përbuzës i këshillit bashkiak dhe qe mendon se këshilli bashkiak është një strukturë e PS dhe ku ai me arrogance e nëpërkëmb dhe bën ç’të dojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›