E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Vdekja e Gadafit i tha fund nje kapitulli te gjate e dhimbshem per Libine

Presidenti Barak Obama tha se vdekja e ish udheheqesit te Libise Moamar Gadafi i tha fund nje kapitulli te gjate e dhimbshem sic u shpreh ai pas disa dekadash sundimi me dore te hekurt. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon nga Shtepia e Bardhe ku zyrtaret thone se presidenti u informoa dje heret per vdekjen e Gadafit.

Presidenti Obama tha se eshte shume krenar per punen e aleances se NATO-s ne Libi dhe per perpjekjet e popullit libian per te rrezuar udheheqesit e vendit per nje kohe shume te gjate.

Ne nje takim ne Shtepine e Bardhe presidenti falenderoi Kryeministrin e Norvegjise Jens Stoltenberg per ndihmesen e vendit te tij ne misionin e NATO-s ne Libi dhe theksoi rendesine e bashkepunimit nderkombetar.

Ne jemi krenare per udheheqjen qe treguam ne kete proces por gjithmone e me shume kur kemi rastin te punojme me partnere te shkelqyet si Norvegjia mendoj se atehere do te jemi edhe me te efektshem ne veprimet tona.

Dje para dite zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhej Kerni tha se vrasja e Gadafit do ti jape fund edhe misionit te NATO-sne Libi i cili filloi ne muajin mars per mbrojtjen e civileve libiane nga forcat e Gadafit.

Jo vetem per njoftimin e vdekjes se Gadafit por edhe per marrjen me sukses te Sirtes dhe zonave te tjera pjesa me e madhe e Libise eshte tani nen kontrollin e forcave kryengritese nen kontrollin e Keshillit Kombetar Kalimtar.

Kerni tha se Keshilli i cili qeveris Libine eshte i autoriteti i vetem qe ka deklaruar se ka kontrollin e vendit. Zedhenesi i zotit Obama i beri jehone thirrjes se presidentit drejtuar Keshillit Kombetar Kalimtar per te formuar nje qeveri demokratike sa me pare qe te jete e mundur. Ai tha se grupi ka premtuar vazhdimisht se do ta beje nje gje te tille.

Kane kaluar disa muaj qe kur ne e njohem Keshillin madje edhe me pare ne ishim te angazhuar me te po ashtu edhe aleatet tane. Prandaj ne kemi mendime pozitive dhe e kuptojme ate per me teper do te donim te theksonim deklaratat qe Keshilli ka bere per angazhimin e tij per nje kalim e Libise ne demokraci.

Kerni tha se Shtetet e Bashkuara do te punojne me vende te tjera per ta ndihmuar Libine ne kalimin drejt demokracise. Ai nuk tha specifikisht se si do te behet kjo. Ai tha gjithashtu se Uashingtoni po u ben thirrje udheheqesve te Libise te konsolidojne forcat e armatosura nen kontrollin civil dhe te punojne per te vene ne kontroll materialet e rrezikeshme.

Zedhenesi i Shtepise se Bardhe la te kuptohet se nderhyrja ushtarake amerikane ne Siri per largimin nga vendi te Presidentit Bashar al-Asad nuk eshte nje opsion i mundshem por ai tha se levizja e quajtur Pranvera Arabe ka shume te ngjare te preke edhe Sirine.

Ngjarjet e gjithe ketij viti ne ate rajon te botes kane qene shprehja me dramatike se sa deklaratat qe mund te beje ndonje individ se cila do te jete e ardhmja e rajonit. Ajo eshte nje e ardhme qe i perket rinise se rajonit dhe atyre qe kerkojne demokraci me te madhe pergjegjesi me te madhe nga qeverite e tyre si dhe liri me te madhe. Kjo eshte e vertete per Sirine ashtu sic eshte e vertete edhe per Libine.

Kerni tha se Presidenti Obama u informua per vdekjen e Gadafit ne informacionin e djeshem ditor te sigurise por ishte ne dijeni te njoftimeve per kete ngjarje me heret gjate dites.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›