E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, avioni bën ulje të detyrueshme, kërcënime në bord

Një avion bëri dje ulje të detyrueshme në SHBA, pasi një pasagjer bërtiti në mes të fluturimit Allahu Akbar… ju do të vdisni. Fluturimi 3683 i Southuest Airlines ndaloi, pasi piloti bëri një ulje emergjente në një aeroport të afërt. Itinerari i avionit ishte nga Los Anxhelos në Kansas, por u ul në aeroportin Amarillo, Teksas, në 3:30 pasdite. Ali Reza Shahsauri, nga Indialantik, Florida, u arrestua në aeroport me akuzat e interferencës. Një thirrje emergjence u raportua kur pasagjeri 29-vjeçar po përpiqej të arrinte në kabinën e pilotit. Megjithatë, FBI tha se ai ishte një i fiksuar dhe incidenti nuk kishte lidhje me terrorizmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›