Udhëheqësit në mbarë botën përshëndesin popullin libian

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, e cila ndodhet për një vizitë në Afganistan, tha në një intervistë për Fox News se konfirmimi i vdekjes së Gadafit do të ishte një lajm çlirues. Ndërsa në një tjetër intervistë për televizionin CBS, ajo tha se edhe pse lajmi është i rëndësishëm, vdekja e Gadafit nuk do t’i jepte fund luftimeve në Libi.
Senatori republikan Xhon Mekein bëri sot një deklaratë, ku thonte se vdekja e Gadafit shënon fundin e fazës së parë të revolucionit libian. Ai i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, aleatëve të tyre evropianë dhe partnerëve arabë, që të shtojnë mbështetjen për popullin libian. Senatori republikan Xhon Mekein bëri sot një deklaratë, ku thonte se vdekja e Gadafit shënon fundin e fazës së parë të revolucionit libian. Ai i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, aleatëve të tyre evropianë dhe partnerëve arabë, që të shtojnë mbështetjen për popullin libian.
Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barroso thanë përmes një deklarate se njoftimi për vdekjen e ish-udhëheqësit libian “shënon fundin e një epoke të despotizimit dhe shtypjes.”