E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama Zgjedhjet konfirmojne se njerezit jane te zhgenjyer me ekonomine

Ne nje konference shtypi ne Shtepine e Bardhe Presidenti Obama pranoi se votimi i djeshem konfirmon se njerezit jane te zhgenjyer me hapin e ngadalshem te rimekembjes ekonomike dhe me nivelin e papunesise. Ai tha se u kishte telefonuar udheheqesve republikane te Kongresit duke perfshire zotin Bejner kryetarin e pritshem te Dhomes se Perfaeqsuesve te cileve u kishte thene se pret te bashkepunoje me ta. Ai tha se njerezit nuk presin qe zyrtaret e zgjedhur te zgjidhin te gjitha problemet por ata duan qe zeri i tyre te degjohet. Zoti Obama tha se njerezit presin qe zyrtaret e zgjedhur ne Uashington te punojne per ta dhe jo kunder tyre. Votimi i djeshem tha Presidenti Obama eshte nje kujtese se pushteti eshte te populli. Nuk ka dyshim shtoi ai se shqetesimi numer nje i njerezve eshte ekonomia. Ai i beri komentet sot nje dite pas zgjedhjeve te mesit te mandatit ne te cilat Partia Republikane fitoi kontrollin e Dhomes se Perfaqesuesve. Kongresi i ri e fillon punen ne janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›