Taip Erdogan e Doris Pak vizite ne Kosove

Kryeministri turk Recep Taip Erdogan arriti per nje vizite dyditeshe ne Kosove gjate se ciles pervec takimeve me udheheqesit e vendit do te takoje edhe perfaqesuesit e komunitetit turk dhe rreth 530 trupa te vendit te tij qe sherbejne ne kuader te KFOR-it. Duke u bere kryeministri i pare turk qe viziton Kosoven ai u prit me ceremoni te posacme nga autoritetet e vendit.
Kryeministri Erdogan tha sot se vendi i tij do te vazhdoje te mbeshtese shtetin e ri dhe do te angazhohet per shtimin e njohjeve per pavaresine e Kosoves. Ai shfaqi bindjen se ne kete proces nje rendesi te vecante do te kene edhe bisedimet e paralajmeruara ndermjet Prishtines dhe Beogradit duke shprehur gatishmerine per te ndihmuar kete proces.
Une shoh qe kemi zhvillime pozitive te te dyja palet si ne Beograd ashtu edhe ne Prishtine dhe ne si Turqi jemi te gatshem te pranojme si detyre tonen ne procesin e ardhshem qe te bejme ate qe eshte e nevojshme. Do ta pranojme me dashuri te marrim nje detyre qe ka te beje me stabilitetin dhe qendrueshmerine ne Ballkan tha Kryeministri turk Erdogan.
Edhe deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pak theksoi nevojen qe nga zgjedhjet e 12 dhjetorit te dale nje qeveri e fuqishme e cila sic tha ajo duhet te nise bisedimet me Beogradin. Ajo u zotua se do te beje perpjekje qe te jete ne Kosove ne kohen e zgjedhjeve.
Por shpresoj se pastaj do te keni vertet nje qeveri te fuqishme e cila duhet te shikoje perpara lidhur me ate qe eshte vendosur me ndihmen e Bashkimit Evropian. Kjo do te thote se duhet te kete bisedime per situaten e dy shteteve fqinje e mike tha zonja Pak e cila sot morri titullin Doktor Honoris Causa te Universitetit te Prishtines.
Udheheqesit e Kosoves ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi dhe kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci ritheksuan gatishmerine per te biseduar me palen serbe.
Ne jemi per bisedime dhe sigurisht zgjedhjet e jashtezakonshme kerkojne krijimin e institucioneve te Kosoves dhe fillimin e bisedimeve. Mendoj qe ne kete rrafsh jemi ne dakord te plote se institucionet e Kosoves te dala nga zgjedhjet duhet ta marrin pergjegjesine e bisedimeve tha zoti Krasniqi.
Dhe ne kete drejtim une dua te besoj se po e shoh nje vullnet me te mire dhe me pozitiv edhe ne Beograd ne menyre qe te ndertohen keto relacione ndershteterore dhe dy vendet tona Kosova dhe Serbia si vende te pavarura te jemi pjese e NATO-s dhe te Bashkimit Evropian tha zoti Thaci.
Autoritetet mirepriten gatishmerine e kryeministrit turk per te mbeshtetur proceset politike qe kane te bejne me qendrueshmerine ne rajon dhe per te ndihmuar rimekembjen ekonomike te Kosoves. Kryeministri turk tash e tutje do te jete qytetar nderi i Prizrenit dhe Doktor Honoris Causa i Universitetit te Prishtines dy tituj keta qe i jane ndare ne shenje mirenjohjeje per rolin e Turqise gjate luftes dhe pas saj ne Kosove. Aktualisht kompani te fuqishme turke jane te perfshira ne disa projekte te medha sic eshte ai i ndertimit te autostrades qe lidhe Kosoven me Shqiperine dhe zhvillimin e aeroportit nderkombetare te Prishtines.