Shqiperi Presidenti Topi u beri thirrje partive per bashkepunim dhe kompromis
Presidenti i Shqiperise Bamir Topi u beri thirrje partive politike qe te bashkepunojne per reformat e domosdshme sidomos tani qe Bashkimi Europian diskuton per te ardhmen e vendit.
Ai tha se tensionet politike e pengojne Shqiperine ne rrugen e integrimit dhe se demokracia eshte perpjekje per te gjetur kompromiset e nevojshme per qytetaret.
Presidenti Topi deklaroi se kandidaturat qe ai dergoi ne parlament per antare te gjykates kushtetuese dhe gjykate te larte ishin zgjedhur ne menyren me profesionale dhe me transparente.
Zoti Topi tha ne nje interviste per televizionin News 24 se kandidaturat e fundit qe rrezoi parlamenti jane njerez qe nuk kane marre pjese ne asnje lloj procesi politik jane njerez qe nuk kane karriere politike dhe ka pasur nje skrupulozitet ne perzgjedhjen e kandidaturave.
Duke komentuar veprimtarine aktuale te parlamentit dhe tensionet e herpashershme ne te zoti Topi theksoi se vendi duhet te kete stabilitet politik dhe ekonomik sidomos ne keto momente kur diskutohet ne Komisionin Evropian per perspektiven e Shqiperise. Duhet bashkepunim.
Nese shihet e nevojshme per te reformuar kodin zgjedhor mire nese nuk e shikojne te nevojshme mund te vazhdojne por gjithsesi eshte domosdoshmeri qe klima politike te qetesohet te stabilizohet dhe stabilizimi nuk vjen me fjale nuk vjen me demagogji nuk vjen me hipokrizi. Stabiliteti politik vjen vetem mbi bazen e nje komunikimi serioz te nje vullneti per te zgjidhur ne menyre serioze gjerat e rendesishme - tha presidenti Topi.
Presidenti Topi u beri thirrje partive politike qe te bashkepunojne sepse bashkepunimi per zgjedhjet e radhes eshte nje bashkepunim per imazhin dhe perspektiven e Shqiperise. Zoti Topi tha se autoriteti i numrave ne parlament nuk eshte gjithcka ne demokraci por mbi te gjitha eshte mirekuptimi per disa procese baze te shoqerise. Ai nxiti gjithashtu prokurorine qe te hetoje me kujdes akuzat e ndersjella te forcave politike per korrupsion per te qartesuar opinionin publik dhe per te ndeshkuar njerezit qe abuzojne me pushtetin.