E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni i ri qeverises ne Norvegji

Një fitore historike për të djathtën në Norvegji. Deklarata është bërë nga Erna Solberg, lidere e partisë konservatore dhe e koalicionit që ka rrëzuar laburistët nga pushteti, duke drejtuar vendin për 8 vjet radhazi. Nga 169 vende në parlament e djathta ka marrë rreth 100, ndërsa opozita e majyë ka arritur të sigurojë rreth 60 vende. 
Erna Solberg do të hetë kryeministre po do i duhet të mbajë në këmbë një koalicion që ka shumë mundësi të kërkojë pjesëmarrjen në qeveri të partisë së Progresit, një parti që konsiderohet e ekstremit të djathtë. Anëtar i kësaj partie ka qenë në të kaluarën edhe Ander Breivik, autor i masakrave të Oslos dhe Utoias ku u vranë 77 persona. Nga ana thetër pikërisht mangësitë e sistemit në rastin e atentateve kanë peshuar shumë në qeverinë e Jens Stoltenberg, lider popullariteti i të cilit ka mbetur i paprekur në krahasim me atë të partisë. Stoltenberg ka pranuar humbjen dhe më pas ka dhënë dorëheqjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›