E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama anulon stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Kajro

SHBA - SHBA-ja anulon stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Egjiptin për shkak të përkeqësimit të situatës ditën e djeshme, ku u vranë më shumë se 500 persona dhe u lënduan mijëra të tjerë.

Vendimi u bë i ditur nga presidenti amerikan, Barack Obama në deklarimin e tij të parë për situatën e krijuar në Egjipt.

Obama ju drejtua opinionit nga ishulli i Masaçusets, ku ai është duke kaluar një javë pushim prej angazhimeve të tij si president.

Presidenti Obama gjithashtu ka thënë se SHBA-të duan të jenë partner me Egjiptin, udhëhequr nga interesat kombëtare në këtë marrëdhënie afatgjate.

Ai gjithashtu ka thënë se SHBA-ja nuk e mbajnë anën e asnjërit prej liderëve politik të Egjiptit, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi prej të dyja palëve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›