E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dhe Netanyahu diskutojnë për sigurinë

Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kanë folur në telefon në lidhje me çështjet e sigurisë rajonale dhe paqen në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë tha se dy udhëheqësit ranë dakord për të vazhduar koordinimin e ngushtë mes tyre.

Të dy udhëheqësit folënmenjëherë pasi sekretari i Shtetit John Kerry njoftoi se do të udhëtojë në rajon për dy javë, për të nxitur paqen mes Izraelit dhe palestinezëve.

Kerry e bëri njoftimin në Romë përpara bisedimeve me ministren izraelite të Drejtësisë, Tzipi Livni, e cila po mbikëqyr përpjekjet izraelite për të rinisur negociatat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›