Spanje anulohet akuza kunder vajzes se mbretit huan Carlos Cristina

Drejtësia spanjolle ka anuluar akuzat kundrejt mbretit spanjoll Huan Karlos, në kuadër të skandalit që ka përfshirë bashkëshortin e princesësh Kristinë. Gjykata e Balëarit ka deklaruar se provat e akuzës që shihnin të pandehur vajzën e Mbretit Huan Karlos ishin të pamjaftueshme. Por gjithsesi ajo ende rrezikon të akuzohet për evazion fiskal dhe riciklim.
Në qendër të skandalit është shoqëria Noos, nëpërmjet së cilës bashkëshorti i Kristinës dhe ortaku i tij kanë përvetësuar 6 milion euro nga fondet publike. Kristina është në bordin drejtues të shoqërisë. E majta spanjolle ka reaguar menjëherë duke thënë se në këtë moment mbreti nuk mund ti thotë popullit të tij se të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Nëj goditje e rëndë kjo për monarkinë, popullariteti i së cilës është në rënie të lirë dhe për shkak të skandaleve për jetën intime të Mbretit. Dhëndri i këtij të fundit është anëtari i parë i familjes mbretërore që përballet me një proces gjyqësor.