Obama dhe Netanyahu takohen per te diskutuar mbi Iranin

Presidenti amerikan Barack Obama i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ai ka nje angazhim te patundur per sigurine e Izraelit ndersa dy udheheqesit u takuan per te diskutuar se si te parandalojne Iranin te kete armen berthamore.
Duke folur sot para nje grupi gazetaresh ne Shtepine e Bardhe perpara nisjes se bisedimeve private me kryeministrin izraelit zoti Obama tha se ai pret disa muaj te veshtire kete vit ndersa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po bashkerendojne pergjegjesite e tyre ndaj aktivitetit berthamor te Iranit.
Irani ka hedhur poshte se po punon per nje program berthamor dhe thote se ambiciet berthamore te vendit kane synime paqesore. Zoti Obama tha se ende ka nje dritare per te zgjidhur mosmarreveshjet diplomatike me Iranin per programin berthamor - nje perfundim qe ai thote se preferohet si nga ai edhe nga zoti Netanyahu.