E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huadhenesit pergjysmojne borxhin e Greqise

Huadhenesit me te medhenj private per Greqine thone se do te eliminojne me shume se gjysmen e borxhit qe Athina u detyrohet ketyre institucioneve. Ky hap merret per te shmangur rrezikun qe Greqia te mos paguaje kestin e borxhit kete muaj.

Bankat kompanite e sigurimeve dhe firmat e investimeve thane sot se do te perfshihen ne nje plan per te reduktuar me 142 miliarde dollare borxhin grek megjithese nuk eshte bere ende e qarte se cfare perqindjeje te kesaj shume do te perballoje secili institucion. Me keto reduktime te borxhit institucionet huadhenese do te humbin tre te katertat e investimeve origjinale tek bonot greke te thesarit.

Disa prej firmave me te njohura financiare evropiane jane nder 12 kompanite huadhenese qe kane rene dakord te ndihmojne Greqine ne perballimin e borxhit. Nder to eshte Deutsche Bank dhe Commertzbank si dhe Banka Kombetare e Greqise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›