OSBE Procesi zgjedhor ne Rusi favorizoi qartazi zotin Putin

Mijera ruse protestuan sonte neper rruget e Moskes ne dy demonstrata te ndryshme njera pro dhe tjetra kunder fitores me shumice derrmuese votash te kryeministrit Vladimir Putin ne zgjedhjet e djeshme presidenciale ne Rusi.
Nuk ka patur njoftime per arrestime ne sheshin Pushkin te Moskes ku grupe te opozites kishin marre leje per te mbajtur nje miting. Por policia arrestoi Eduard Limonov-in udheheqesin e Partise Bolshevike te ndaluar me ligj dhe disa dhjetra perkrahes te tij te cilet u perpoqen te mbanin nje proteste te vecante pa marre leje. Edhe ne qytetin e Shen Peterburgut u arrestuan rreth 100 protestues.
Veshguesit evropiane thone nderkohe se zgjedhjet presidenciale ne Rusi favorizuan qartazi kryeministrin Vladimir Putin i cili arriti nje fitore derrmuese prej 64 per qind te votave sipas rezultatave paraprake.
Ne nje deklarate te Organizates per Bashkepunimin dhe Sigurine evropiane thuhet se ne zgjedhjet presidenciale te Rusise nuk pati nje konkurim te mirefillte. Ne deklarate thuhet se abuzimi me burimet shteterore realizoi ate qe fituesi nuk u vu kurre ne dyshim.
Ne raportin e OSBE-se thuhet se zotit Putin ju dha nje avantazh i qarte permes mundesise qe ai pati per te komunikuar ne media dhe se votuesve ju dha nje zgjedhje e kufizuar kandidatesh per shkak te kerkesave me shume kufizime per regjistrimin e kandidateve. Po ashtu ne Raportin e OSBE-se flitet per parregullsi ne nje te treten e qendrave te votimeve.