Obama dhe Romney me rezultat të barabartë në sondazhe
UASHINGTON- Sipas një sondazhi të publikuar dje presidenti amerikan, Barack Obama dhe rivali i tij republikan, Mitt Romney siguruan një rezultat të barabartë, dy javë nga zgjedhjet presidenciale dhe një ditë para debatit të fundit që do të zhvillohet në Florida.
Sipas këtij sondazhi publikuar nga ''Wall Street Journal'' dhe stacioni televiziv NBC News, dy rivalët morën 47 për qind të votave.
Gjatë një sondazhi të mëparshëm të kryer nga këto dy media, para debateve, presidenti amerikan kishte një avancë prej tre pikësh, 49 kundër 46 për Romenyn. Në një shkallë më të gjerë të zgjedhësve ët regjistruar, presidenti Obama kryeson me 49 për qind të votave kundër 44 për qind për kundërshtarin e tij republikan, sipas këtij sondazhi të fundit.
Sondazhi tregon gjithashtu një rritje të besimit që frymëzon Romneyn me zgjedhësit e regjistruar.
Rreth 47 për qind shprehin besim se ai do të bëjë një punë të mirë si president, një progresim prej pesë pikësh në raport me sondazhin e mëparshëm ngaWSJ/NBC.
Përsa i përket kësaj çështjeje, besueshmëria për Obamën mbetet e pandryshueshme me 50 për qind. Ky sondazh u krye nga 17 tetori deri më 20 tetor me 1 000 zgjedhës të regjistruar në regjistrat zgjedhorë.
Marzhi i gabimit është rreth 3,1 për qind. Dy kandidatët për Shtëpinë e bardhë do të përballen sot në universitetin ''Boca Raton'' në Florida për debatin e tretë dhe të fundit kushtuar politikës së jashtme.
(ma.ar/BalkanWeb)