Obama do të presë më 21 prill Mbretin Abdullah II
Aman - Procesi i paqes mes Izraelit dhe Palestinës është qëllimi i takimit të Presidentit të ShBA-ve, Barak Obama, dhe Mbretit të Jordanisë, Abdullah II, i cili do të zhvillohet më 21 prill në Shtëpinë e Bardhë.
"Samiti do të dominohet nga përpjekjet e paqes për të arritur në një zgjidhje paqësore të konfliktit izraelito-palestinez mbi bazën e dy shteteve, palestinez dhe izraelit, dhe arritjen e një paqeje globale në Lindjen e Mesme", thuhej në komunikatën e Pallatit Mbretëror të Jordanisë.
"Faktori kohë është vendimtar për fillimin e bisedimeve serioze me qëllim dhënien fund të konfliktit izraelito-palestinez mbi bazën e një zgjidhjeje me dy shtete", deklaroi Mbreti Abdullah II gjatë një takimi në Aman.