Poloni, zjarri në azil shkakton vdekjen e 17 personave
Vashave - Zjarri që përfshiu një azil të pastrehësh në Poloni shkaktoi vdekjen e të paktën 17 personave. Ngjarja e rëndë ndodhi në veriperëndim të Polonisë, në qytetin Kamien Pomorski. Zjarrfikësit njoftojnë se të plagosur kanë mbetur edhe 20 persona të tjerë.
Po sipas këtyre burimeve, shumë nga azilantët që ndodheshin në godinë kanë tentuar të hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve që po përpinin ndërtesën. Numri i personave që ndodheshin aty në momentin e tragjedisë ishte rreth 77.
Forcat e shpëtimit po vazhdojnë gjetjen e njerëzve të mbetur nën rrënojat e godinës së shembur nga zjarri, ndërkohë që shkaku i tij nuk dihet ende.