E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama ul gjakrat raporte te acaruara me Izraelin

Presidenti amerikan, Barack Obama u përpoq të qetësonte grindjen me Izraelin, pas deklaratës së tij për kthim të shtetit çifut në kufijtë e vitit 1967 me krijimin e shtetit të ardhshëm palestinez.

Ai foli para aktivistëve amerikanë që lobojnë për Izraelin, AIPAK ku theksoi se kufijtë duhet të jenë subject i diskutimeve mes Izrealit dhe palestinezëve.

Gjithsesi, Obama përsëriti qëndrimin e SHBA se ato do të bazohen në kufijtë që ekzistonin para luftës së vitit 1967, por shpjegoi se projekti përmban edhe shkëmbime territoresh.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu reagoi me zemërim ndaj deklaratave të Obamës gjatë fjalimit në Departamentin amerikan të shtetit, të enjten e kaluar, por vetë Obama ka theksuar se deklaratat e tij janë keqparaqitur disa herë.

Sipas Obamës, kufijtë do të negociohen mes palëve gjë që do t’i ndryshojë kufijtë e 1967-ës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›