Obama e Kamerun, nga politika në ping pong (FOTO)



Presidenti amerikan, Barak Obama, nuk i ka shpëtuar tundimit për të bërë një lojë pinpongu gjatë vizitës së tij në një kolegj anglez. Ai ka hequr xhaketën dhe së bashku me kryeministrin britanik, kanë sfiduar dy studentë. Pavarësisht dëshirës së mirë, Obama dhe Kamerun nuk e kanë pasur të lehtë. Aq sa Obama në një moment ka thënë me shaka se kërkonte të ndërronte partner, pasi Kamerun nuk ishte në nivelin e duhur. Në fund, Obama dhe Kamerun janë detyruar që të pranojnë humbjen.