E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piloti kosovar konkuron për bursë fluturimi përmes Facebook

Me 18 maj Breitling ka lansuar votimin në garën për foton më të mirë përmes webfaqes sociale Facebook.

Fotoja më e mire, që zgjedhet përmes numrit më të madh të votave si dhe nga juria e Breitling, e cila përbëhet nga të famshmit Theodore Schneider, John Travolta, Brian Jones, Jacques Bothelin, Katsuhiko Tokunaga dhe Tony Velocci, fiton një bursë trajnimi për pilot me aeroplan me një motor në vlerë prej afro 18.000 dollarësh amerikan.

Ndër pretendentët kryesor për të fituar bursën e fluturimit është edhe një pilot shqiptar nga Kosova. 22 vjeçari Veton Breznica është piloti i parë i aeroplanëve pa motor (Glider Pilot) nga Kosova, i trajnuar me Kadetët Ajror të Forcës Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›