E Shtunë, 31 Tetor 2026

Syze gjelave për t’i dhënë fund luftës

Fermeri kinez Zhang Xiaolong i pajisi gjelat e tij me syze plastike për t’i dhënë fund luftës ndërmjet tyre, ndërsa syzet me dizajn special dhanë efektin e tyre.

Xiaolong, i cili jeton në Xiamen të provincës Fujian të Kinës, thotë se gjelat agresivë janë bërë më paqësor prej se filluan t’i bartin aksesorët e rinj.

“Gjelat e mi luftonin tërë ditën me njëri tjetrin – humbja deri në dhjetë pula në ditë. Më lindi ideja nga syzet e mija dhe mendova se si mund tua bllokoj pamjen në mënyrë që ata të mos e shohin njëri-tjetrin direkt në sy, e kështu ndoshta edhe nuk do të plaste sherri. Kjo metodë funksionoi me të vërtetë. Ata s’mund ta sulmojnë njëri tjetrin kështu që konfrontimet janë minimizuar”, ka treguar Xiaolong.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›