Thaçi: Ta kalojmë testin e demokracisë

Kryeministri Hashim Thaçi shprehu sot besimin se Kosova do ta kalojë me sukses procesin e zgjedhjeve të para në pavarësi, gjë të cilën ai e ka quajtur provim të rëndësishëm të demokracisë.
Duke folur në hapje të mbledhjes së rregullt të Qeverisë, Thaçi ka përgëzuar gjithë qytetarët e Kosovës për procesin, sipas tij, të suksesshëm elektoral.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët dhe subjektet politike të Kosovës për pjesëmarrje aktive dhe dinamike në fushatën elektorale. Kam besim të plotë se Kosova dhe qytetarët e saj do të japin këtë provim të rëndësishëm të demokracisë, theksoi kryeministri Thaçi.
Ai është zotuar se zgjedhjet janë të përgatitura mirë dhe se do të jenë model për rajonin. Ato paraqesin histori të re të suksesit të shtetit tonë të ri.
Kryeministri Thaçi ka ftuar në emër të qeverisë të gjithë qytetarët për një pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje. Po ashtu kryeministri ftoi të gjitha subjektet politike pranimin dhe njohjen e rezultateve të zgjedhjeve.
Ne besojmë fuqishëm në suksesin e plotë që do ta shënojë Kosova edhe në zgjedhjet e 15 nëntorit, tha Thaçi.