E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama falënderoi Sarkozynë

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka telefonuar presidentit në largim të Francës, Nicolas Sarkozy, “për ta falënderuar për udhëheqjen e fortë, si dhe për miqësinë dhe partneritetin në kohëra sfiduese”.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama “ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin që ka karakterizuar marrëdhëniet mes dy udhëheqësve nga janari i vitit 2009”.

Sarkozy, të dielën, ka dështuar të rizgjidhet për mandatin e dytë presidencial, duke bërë që Francois Hollande të fitojë postin e kreut të shtetit francez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›