Vetë-dorëzohet një baron i drogës në Kolumbi

Javier Antonio Calle Serna, i njohur ndryshe si Comba, u dorëzua në duart e agjentëve të Administratës Kundër Drogës, DEA, në ishullin Aruba.
Comba akuzohet për vrasjen në vitin 2008 të Wilber Varela, një baron kolumbian i drogës, të cilit thuhet se i mori kontrollin e rrugëve të trafikut.
43-vjeçari është marrë nga agjentët amerikanë në New York, ku dhe do të përballet me gjyqin.
Numri dy i policisë kolumbiane, gjenerali Jose Roberto Leon, deklaroi se Comba kishte qenë në negociata me autoritetet amerikane për shumë muaj me radhë.
Sipas tij, lordi i narko-trafikut u vetë-dorëzua tek ato ditën e premte në Aruba, pasi trysnia nga forcat e sigurisë u rrit ndjeshëm.
Zyrtari i lartë tha gjithashtu se Comba, shkurtimi i pseudonimit “Combatiente”, e kishte nisur karrierën e tij kriminale në fillim të viteve 80-ta, kur u bashkua me lëvizjen kryengritëse FARK.