E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama falenderon Forcat e Armatosura Amerikane

UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama falenderoi sot, në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, trupat e armatosura amerikan falë të cilëve shumë vende të Botës jetonin në paqe, sipas tij. 

Ai theksoi se që prej 237 vjetësh, kolonët e parë të Amerikës shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe iu drejtuan revolucionit për ta mbrojtur atë, një veprim tepër kurajoz "gati i pakonceptueshëm tek i cili shumë pak individë besuan". 

"Por për herë të parë, Amerika tregoi qartë se ata që dyshonin ishin gabuar rëndë", u shpreh Obama në fjalimin e tij radiofonik.
''Amerika është një mbrojtëse botërore e paqes dhe lirisë", shtoi ai. 

Ai falenderoi ushtarakët amerikanë, të cilët kanë mbrojtur vendin dhe kanë luftuar jashtë territorit amerikan për të mirën e gjithë Botës.
''Shumë njerëz në të katër cepat e Botës jetojnë në paqe sot, të lirë të shprehin mendimin e tyre për të arrdhmen e vet dhe e gjithë kjo falë jush", përfundoi presidenti.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›