E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusmali e pi kafen i qetë pas kritikave ndaj Berishës

Ish deputeti i PD-së, Ilir Rusmali, i cili vendosi të shpërthejë vetëm pasi nuk e pa veten të përfshirë në listën e deputetëve të PD-së, sulmoi si mos më keq PD-në. Dje pasi të gjitha mediat e reklamuan sulmin e tij ndaj liderit Berisha për humbjen e 23 qershorit, Ilir Rusmali e piu dje i qetë kafenë e mëngjesit në një prej lokaleve të tij të preferuara pranë godinës së kryesisë së Kuvendit. 

Në shoqërinë e miqve, Rusmali pasi kishte marrë përgëzime nga disa dhe kritika nga disa demokratë të tjerë, për shpërthimin gjithë mllef në media, dukej i çliruar dhe fare i qetë ndërsa shijonte kafenë e paradites pa e trazuar njeri. Rusmali edhe dje është shfaqur sikur i di të
gjitha, sikur ia vë vulën gjithçka çfarë ai nxjerr nga goja, por pa mundur të fshehë inatin me lidershipin e PD-së, që nuk e përfshiu më 23 qershor në listën fituese të PD-së.
(e.m/summer pages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›