Obama feston Krishtlindjet në Hawai
Presidenti Barak Obama dhe zonja e parë Mishele, gjatë pushimeve të tyre në Hauai kanë vizituar bazën trupave ushtarake të marinës gjatë darkës së Krishtlindjeve.
Obama i cili kishte qëndruar jashtë reflektorëve të kamerave këto ditë pushimesh, vizitoi ditën e djeshme të njëjtën bazë ushtarake që kishte vizituar edhe vitin e shkuar për festimet e kësaj feste.
Presidenti dhe Mishele Obama, janë takuar dhe kanë bërë fotgrafi me marinët dhe familjet tyre. Nuk kanë munguar përqafimet e ngrohta në një sallë të zhurmshme. Obama ka shpërndarë edhe dhurata për fëmijët e ushtarakevë, dhe ka bërë shaka më ta.
SHBA momentalisht ka rreth 100 mijë trupa të që janë vendosur në Afganistan dhe vendet islamike. Obama tha më herët se këtë muaj trupat e tij ushtarake kanë bërë një punë të lavdërueshme dhe progres.
Ndërsa vetë familja Obama ka kaluar darkën e krishtlindjeve në shtëpinë e tyre në breg të oqeanit