Turqia dëshiron të "riparojë" marrëdhëniet me Izraelin

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu thekson se Turqia dëshiron të "riparojë" marrëdhëniet me Izraelin, të përkeqësuara që prej vrasjes së nëntë shtetasve turq nga ushtarët izraelitë në anijen “Mavi Marmara” me 31 maj.
Davutollu ritheksoi se Izraeli duhet të kërkojë falje për vrasjet, të cilat detyruan Turqinë të tërheqin ambasadorin e saj.
Izraeli, i cili ngul këmbë se komandot hapën zjarr në vetëmbrojtje, theksoi se kërkon gjithashtu marrëdhënie më të mira me Ankaranë.
Anija e sulmuar, “Mavi Marmara” pritet të rikthehet në Stamboll gjatë ditës së sotme.
Dy shtetet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira 15 vitet e fundit, përfshirë një sërë marrëveshjesh ushtarake dhe tregtare.
Ankaraja dhe Tel Avivi kanë zhvilluar takime për riparimin e marrëdhënieve në Gjeneve, të cilat kryesisht kanë dështuar ngase Izraeli refuzon të kërkojë falje për vrasjet.
“Nënshtetasit turq janë vrarë në ujërat ndërkombëtare, asgjë nuk mund ta mbulojë këtë të vërtetë, -theksoi Davutollu-, Ne duam të riparojmë marrëdhëniet dhe të ruajmë të drejtat tona. Nëse Izraeli është që të vazhdojë miqësia jonë, mënyra e vetme është të kërkojë falje dhe të japë kompensim për viktimat”.