E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KQZ-së, Ristani mungon në komisionin e ligjeve

Kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka munguar në seancën dëgjimore në komisionin parlamentar të ligjeve ku pritej të prezantonte raportin vjetor të vitit 2011. Në vend të tij është paraqitur Sekretarja e Përgjithshme e KQZ-së Arjola Mancaku ndërsa mungesa e tij ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Deputeti i PS Damian Gjiknuri tha se është e padrejtë mungesa e kreut të KQZ-së për një raportim kaq të rëndësishëm dhe për punën e një institucioni kaq të rëndësishëm. “Praktika është që raporti vjetor bëhet nga krerët e institucioneve” tha Gjiknuri
 

Nga ana e tij kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali theksoi se Sekretarja e KQZ është kompetente për të dhënë përgjigje në lidhje me funksionin e këtij institucioni.
 

Ndërkohë Kryetari i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve Arben Ristani është sulmuar nga opozita për vendimet e tij mbi zgjedhjet apo edhe për referendumin e mbetjeve.
 

Gjithashtu Partia Socialiste ka kushtëzuar kryrjen e reformës zgjedhore me riformatimin e KQZ-së dhe por kjo është kundërshtuar nga Ristani i cili ka deklaruar kohët e fundit se ka respektuar ligjin dhe nuk merret me politikë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›