E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria greke fiton votëbesimin

Qeveria e re në Greqi fitoi një mocion votëbesimi në parlament pas publikimit të planeve se do të përshpejtojë privatizimin dhe se do të nxisë reformat ekonomike.

Qeveria e koalicionit tre-partiak e kryeministrit, Antonis Samaras, pritej ta fitonte këtë votëbesim pasi ka shumicën në Parlament.

Kundër mocionit ishin 121 deputetë.

Para votimit, Samaras bëri thirrje për unitet në kohën kur vendi po përballet me një gjendje të rëndë ekonomike.

Ai kritikoi partinë kryesore opozitare Syriza, e cila e kishte akuzuar për mosmbajtjen e premtimit në rinegociimin e pakos së shpëtimit që vendi ka marrë nga Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›