E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama fton iranianët për bashkëpunim

Presidenti amerikan, Barack Obama, përmes një video-porosie u ka përcjellë iranianëve një porosi miqësore në lidhje me objektivat e vendit të tij.
Ai u ka thënë iranianëve se Shtetet e Bashkuara duan që të kenë me Iranin një shkëmbim të madh në fushat e kulturës dhe arsimit.

Ndërkaq, radioja shtetërore iraniane nuk ka vonuar që të akuzojë amerikanët që po ndjekin të njëjtën politikë iranofobike si gjithnjë.

Kjo është videoja e dytë e këtij lloji që Obama ua përcjell iranianëve dhe në atë ai ritheksoi ofertën e bërë kohë më parë në lidhje me organizimin e një dialogu diplomatik, ndërkohë që qeveria e Iranit ka zgjedhur vetizolimin.

Ai tha se besonte në dinjitetin e çdo qenieje njerëzore. Shtëpia e Bardhë e ka publikuar këtë video të premten në një moment kyç siç është ai i Novruzit, festës së pranverës që shoqërohet me 12 ditë pushime në Iran.

Kjo video vjen pas një momenti të vështirë mes Uashingtonit dhe Jerusalemit në lidhje me vazhdimin e ndërtimeve në Jerusalemin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara besojnë në dinjitetin e çdo qenieje njerëzore dhe në një rend ndërkombëtar që e përkul harkun e historisë në kahun e drejtësisë, në një të ardhme në të cilën iranianët mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, të marrin pjesë tërësisht në ekonominë globale dhe të pasurojnë botën me vlerat e tyre”, ka thënë Obama, por për sa u përket iranianëve nuk dihet se sa veta kanë pasur mundësi që ta ndjekin mesazhin.

Autoritetet iraniane e mbyllën YouTube dhe shumë sajte të tjera të opozitës.

Megjithatë, shumë iranianë janë të aftë që të kapërcejnë barrierat dhe kontrollet me mjete të ndryshme kompjuterike.

Vetëm radioja e qeverisë e përmendi shkurtimisht në mesazhin duke komentuar se qëllimi i saj ishte krijimi i grindjeje mes iranianëve.

“Ne do të vazhdojmë me zotimin e tonë për një të ardhme me më shumë shpresë për iranianët, për shembull duke rritur mundësitë për shkëmbime arsimore në mënyrë që studentët iranianë të vijë në universitetet amerikane apo të komunikojnë përmes qasjet teknologjike me studentët dhe pedagogët amerikanë”, tha Obama.

Ai njoftoi gatishmërinë tij për të folur drejtpërsëdrejti me iranianët për programin e tyre bërthamor dhe armiqësinë ndaj Izraelit. Ky mesazh është në vazhdim të mesazhit të një viti më parë të cilin Obama ia drejtoi qeverisë iraniane për të nisur një erë të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›