Marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi afër finalizimit
Gati një vit pasi që presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai i Rusisë, Dimitri Medvedev, dhanë urdhër për fillimin e negociatave, për të arritur marrëveshjen për traktatin e ri për reduktimin e arsenalit bërthamor të dy vendeve, që të dy vendet theksuan se përfundimisht afër kompletimit të marrëveshjes.
Arritja e marrëveshjes mund të forcojë mirëbesimin e ndërsjellë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve tjera bërthamore. Bëhet këtu fjalë para se gjithash për shtimin e trysnisë ndaj Koresë së Veriut dhe Iranit, me qëllim që këto dy shtete të heqin dorë nga ambiciet e veta bërthamore, si dhe për reduktimin e armëve taktike bërthamore, të stacionuara në Europë.
Në anën tjetër, kjo marrëveshje mund të forcojë besueshmërinë e Obamës, e cila është luhatur në disa fronte tjera: rezultatet dëshpëruese të Konferencës për ndryshimet klimatike në Kopenhagë, përpjekjet për ringjalljen e procesit paqësor në Lindjen e Mesme dhe skepticizmit në rritje kur bëhet fjalë për fjalimin që mbajti Obama vitin e kaluar në Pragë, kur ai shpalosi vizionin e tij për botën pa armë bërthamore.
“Është me rëndësi të dëshmohet se fjalimi në Pragë nuk ishte vetëm retorikë”, deklaroi Mark Fitzpatrick, analist në Institutin për Studime Strategjike, me seli në Londër.