Maqedoni, 175 institucione pa asnjë shqiptar
Mbi 40 për qind e institucioneve shtetërore në Maqedoni nuk i kanë dërguar të dhëna për strukturën e të punësuarve për vitin 2009 Avokatit të Popullit, i cili përpilon çdo vit raportin për përfaqësimin e drejtë të bashkësive jo shumicë.
Në raport Avokatit i Popullit, ka shënuar se në 175 institucione nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, ndërsa në 100 institucione nuk ka asnjë të punësuar të bashkësive jo shumicë.
"Institucionet ku respektohet përfaqësimi i drejtë janë Ministria e Shëndetësisë, e Arsimit dhe e Kulturës, edhe pse kjo e fundit ka sjellë raport vetëm për të punësuarit në administratën e Ministrisë jo edhe për gjendjen në Muzetë e vendit dhe institucionet tjera që ka nën kompetencë.
Përfaqësimi nuk respektohet tek Ministria për Informatikë, Akademia për edukimin e gjyqtarëve, si dhe në disa burgje si në Kumanovë, Gjevgjeli etj", ka thënë Ixhet Mehmeti duke prezantuar raportin për vitin 2009 lidhur me përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike.
Ndërkohë, nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, është shprehur se logjika e përfaqësimit të drejtë që është koncepti i ndërtimit të një shteti evropian dhe të përbashkët, për fat të keq nuk është kuptuar nga një pjesë e konsiderueshme e institucioneve shtetërore.
Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani, propozoi që të krijohet një mekanizëm ligjor, me të cilin do të detyrohen institucionet që të rrisin numrin e të punësuarve shqiptarë.