E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama fushatë në Ohio

Presidenti amerikan, Barack Obama, ishte në Strongville në dalje të qytetit Cleveland të shtetit Ohio, për mbajtur fjalimin e tij të fundit për nevojën urgjente të refomimit të kujdesit shëndetësor.

Natoma Canfield është një paciente e diagnostikuar me kancer që jeton në Ohio. Ajo thotë se hoqi dorë nga sigurimi shëndetësor pasi çmimi u rrit ndjeshëm.

Ky është një rast që presidenti Obama dhe ndihmësit po e përdorin në fushatë.

Presidenti Obama u tha të pranishmëve në Ohio se historia e Natoma Canfield dhe ato të amerikanëve të tjerë që po përballen me vështirësi si rezultat i pamundësive për të paguar faturat mjekësore, është arsyeja për të hedhur poshtë thirrjet e republikanëve kundër reformimit të kujdesit shëndetësor.

“Kur dëgjon njerëzit të thonë që tani nuk është koha e volitshme, duhet të mendoni se në ç’gjendje është Canfiled. Njerëzit shtrojnë pyetjen se çfarë nënkupton kjo për demokratët dhe republikanët, çfarë tregojnë anketat. Kur dëgjoni njerëz që janë më të shqetësuar rreth nënkuptimit politik të reformimit sesa çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, ju kërkoj të mendoni për Natoma dhe miliona njerëz në mbarë vendin që po kërkojnë ndihmë, dhe kjo është arsyeja për të cilën kemi nevojë tani të reformojmë kujdesin shëndetësor”, tha Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›