Obama i kundërpërgjigjet miliarderit Trump

Presidenti amerikan, Barack Obama ironizon me kandidatin e mundshëm për president, miliarderin Donald Trump. Obama e ironizoi fort miliarderin gjatë një darke të shtruar për gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë dhe mysafirë të tjerë, ku ishte edhe vet Trump.
Pasi bëri publike çertifikatën e tij të lindjes këtë javë, i nxitur nga deklaratat e Trumpit se "Obama nuk ka lindur në SHBA" presidenti iu pergjigj. "Po të ishte Trump president, Shtëpinë e Bardhë do ta kthente në kazino" tha Obama duke shkaktuar të qeshura në sallë. Ai vazhdoi edhe me shaka të tjera, në llogari të Trumpit. Miliarderi amerikan ende nuk e ka bërë publike kandidaturën e tij për president të SHBA-së, por nuk e ka fshehur dëshirën.