Obama i rikthen telegramin Berishës

Zyra e shtypit e Qeverisë bëri të ditur se Presidenti Obama, falënderon Kryeministrin Berisha për mesazhin e urimit në përvjetorin e 235- të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
"Në Ditën e Pavarësisë, amerikanët festojnë dhe kujtojnë idealet e demokracisë dhe lirisë, mbi të cilat u themelua vendi ynë. Këto ideale mbeten po aq aktuale edhe në këtë moment që ne përballemi me sfidat e sotme botërore. Shpresa ime është që të mirat e lirisë dhe paqes t’i gëzojnë një ditë të gjithë popujt e botës", thuhet në mesazhin e Presidentit Obama drejtuar Kryeministrit Berisha. /Start/
2011-07-18 14:51