E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të hapur për të bashkëpunuar me opozitën

Zhvillimet e fundit në vend, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, si dhe perspektivat për të ardhmen, ishin në fokus të bisedimeve të mbajtura në një takim ndërmjet kryeministrit Berisha me Ambasadorin e BE në Shqipëri, Ettore Sequi, Zëvendës Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Debora Jones dhe Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth.
 

Kryeministri Berisha u rikonformoi ambasadorëve vendosmërinë dhe vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të qene tërësisht e hapur dhe transparente për të bashkëpunuar me opozitën për reformën elektorale dhe për të gjitha reformat në shërbim të integrimit dhe anëtarësimit në BE, të cilat kërkojnë konsensus të gjerë.
 

Kryeministri Berisha theksoi se edhe ftesa që iu dërgua opozitës nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ishte në këtë kontekst, por pavarësisht se mori përgjigje negative nga ana e opozitës, maxhoranca mbetet e hapur për një bashkëpunim të bazuar në respekt të Kushtetutës dhe shtetit ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›